×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vjen deklarata skandaloze nga Rusia: Kosova u shpërblye me liberalizim të vizave shkaku i spastrimit të serbëve

    Insajderi
    29 January 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova sot bëri disa dezinformata rreth Kosovës, e të cilat u transmetuan në mediat ruse dhe ato në Serbi.

    Gjatë një konferencë për media para gazetarëve rusë, Zakrahova vijoi narrativën që e përhap Beogradi se gjoja “Qeveria e Kosovës po i shtyp serbët”, derisa shkoi edhe më tej duke pretenduar se “kosovarët e fituan nga Brukseli dhe amerikanët liberalizimin e vizave duke i inkurajuar për spastrimin e serbëve”.

    Ajo ka përhapur një dezinformatë kundër amerikanëve, evropianëve dhe Kosovës.

    “Pozita e serbëve në Kosovë po bëhet kritike, dhe Perëndimi në vend që të bëjë alarm, po largohet nga problemi. Amerikanët dhe evropianët inkurajojnë spastrimin etnik të iniciuar nga ‘kryeministri’ Albin Kurti, duke e shpërblyer Prishtinën me udhëtimin pa viza në zonën Shëngen dhe duke promovuar aplikimin për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës. Me shpresën për ta thyer ngërçin në zgjidhjen mes Albin Kurtit dhe Perëndimit, Beogradi u pajtua për kompromise të pakëndshme sa i përket targave dhe furnizimit me energji elektrike në veri të Kosovës. Mbetet të shihet nëse Prishtina e përdorë këtë gjest për të shtypur më tej popullatën joshqiptare”.

    Lajmi është publikuar në mediumet propagandistike ruse “Sputnik” dhe “Russian Today”, të cilat operojnë lirshëm në Serbi dhe më pas u publikua edhe në portalin gjithashtu propagandistik serb “Novosti.rs”. /TheGeopost

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark