×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vjen në shqip romani i shkrimtarit gjerman Hans Fallada

    Insajderi
    13 May 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Romani “I vetëm në Berlin” i shkrimtarit të rëndësishëm gjerman, Hans Fallada, është përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe. Ky roman është përkthyer nga Haxhire Luli dhe është botuar nga shtëpia botuese “Fiorentia”, me seli në qytetin e Shkodrës.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë përkthyesja e këtij romani përmes një postimi të saj në rrjetin social facebook.

    Libri mbështetet në ngjarje të vërteta, duke përshkruar jetën e një çifti gjerman, prindër të një djali të vetëm, të cilët pasi e humbin atë gjatë luftës së dytë botërore, protestojnë kundër Hitlerit që dërgonte bijtë e nënave në luftë për qëllime pushtuese. Keto ngjarje janë sjellur me teper mjeshtëri nga autori, i cili ka frymëzuar disa kompani kinematografike amerikane në realizimin e këtyre ngjarjeve në filma, me të njëjtin titull.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark