×
  • Showbiz
  • Show

    Vjen një reagim nga Afrona për intervistën me Bleron

    Insajderi
    07 June 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesja Afrona Dika që disa javë ka realizuar një intervistë me ish bashkëshortin e saj Bleron, por ende nuk e ka publikuar.

    Ajo disa kohë më parë ka treguar edhe datat e lansimit, por pastaj erdhi me një njoftim tjetër duke thënë që ‘Podcast’ do të shtyhet për disa arsye të ndryshme dhe duke mos caktuar kohën e publikimit.

    Afrona së fundi në profilin e saj në Instagram ka pyetur ndjekësit e saj se “Kënd dëshironi të keni në Podcast?”.

    Një nga fansat i ka shkruar asaj që dëshiron ta sheh intervistën me Bleron, ashtu siç kishte premtuar ajo.

    Ndërsa, Afrona ka lënë në pritje komentuesin duke ia kthyer “Tik Tak… Edhe pak…”.

    Ndërkaq, Blero ka ironizuar me pyetjen e moderatores duke thënë se “Montazheri ka qenë i sëmurë”, dhe kjo ishte arsyeja pse ‘Podcast’ nuk është publikuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark