×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjen paralajmërimi, një i nxehtë i jashtëzakonshëm do ta përfshijë Evropën

    Insajderi
    18 August 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muaji korrik u cilësua si më i nxehti për disa vitet e fundit në Evropë, ku temperaturat shënuan rekorde. E, një mot i ngjajshëm, jashtëzakonisht i nxehtë është paralajmëruar se do ta përfshijë Evropën edhe javën e ardhshme.

    Ndërkaq temperaturat e larta do të mbizotërojnë javën e ardhshme edhe mbi Kosovë.

    “Një i nxehtë i jashtëzakonshëm pritet të përfshijë pjesë të Europës javën e ardhshme.  Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C.

    Temperatura të larta mbesin edhe mbi vend javën vijuese, derisa në pjesën e dytë pritet të kemi mot më të paqëndrueshëm, me kushte për rrebeshe shiu orëve të pasdites.  Kushte për shi mund të paraqiten edhe ditëve të fundit të gushtit, e temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare”, thuhet në njoftimin e “Mendimi për motin” në “Facebook”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark