×
  • Sport
  • Sport

    Vjen përforcimi i parë për Interin, takon fillimisht Zanettin!!

    Insajderi
    27 May 2022 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e së hënës në stadiumin Meazza u luajt ndeshja e Heronjve, një miqësore bamirësie e mbështetur fort nga Eto’o.

    Në tribunë ishte edhe Andre Onana. Portieri i ri i Interit, përshëndeti legjendat e klubit duke përfshirë Materazzin dhe Zanettin. Para ndeshjes së Heronjve të Integrimit. Eto’o e prezantoi atë me ish-legjendat e Interit. Onana u shfaq i emocionuar kur takoi Javier Zanettin dhe shokët e tij, siç tregohet në video.

    André Onana u rrit në klubin e Barcelonës, por shpërtheu te Ajax me të cilin luajti për gjashtë sezone, duke fituar gjithçka në Holandë. Me përfundimin e kontratës, ai vendosi të mos rinovojë dhe të pranojë ofertën e Interit.

    Të martën ai shkoi në Pinetina ku takoi personalisht Simone Inzaghin i cili e siguroi se me Handanovic nuk do të ketë dualizëm por vetëm konkurrencë të shëndetshme. Ndërkohë, André Onana ka filluar tashmë të marrë mësime private të gjuhës italiane dhe më 6 korrik do të fillojë përgatitjet me Interin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark