Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, njëkohësisht kandidat për deputet nga kjo parti, ka postuar disa fotografi nga tubimi i sotëm përmbyllës ne Prishtinë.
Me këtë rast, ai në mbishkrimin e këtyre fotografive, ka shkruar: “Frymë fitoreje në tubimin përmbyllës në Prishtinë! Aleanca është Forca e Kosovës! #ForcaeKosoves135 #RamushiperPresident” ka shkruar Daut Haradinaj, i cilin në garën për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, mban numrin 50.
Daut Haradinaj ka qenë deputet i Parlamentit të Kosovës, për disa mandate. Ndërkaq edhe kësaj radhe synon një ulëse në postin e deputetit.