×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vjosa Osmani mbyll vizitën në Shqipëri, nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’ në Berat

    Insajderi
    05 September 2023 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbyllur vizitën e saj dy ditore në Shqipëri. Pas Tiranës ku zhvilloi takime me funksionarë të shtetit, qytetet e fundit që vizitoi ishin Durrësi dhe Berati.

    Në këtë të fundit ajo mori titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës.

    Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ka dorëzuar presidentes së Kosovës Osmani titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat.

    Kalatë nuk janë thjeshtë vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”-,ka thënë Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark