×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjosa Osmani: Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, Albin Kurti do të jetë kryeministër

    Insajderi
    29 January 2021 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vjosa Osmani ka thënë se më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, dhe me vullnetin e popullit, Albin Kurti do të jetë kryeministër.

    Ky reagim i numrit dy të listës së Vetëvendosjes, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Supreme, i cili s’e ka lejuar Albin Kurtin të kandidojë për deputet, për shkak të veprës penale, ashtu siç edhe ka vendosur edhe Gjykata Kushtetuee ditë më parë.

    “Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkrur Osmani, e cila me listën e saj është futur në garë së bashku me Vetëvendosjen e Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark