×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjosa Osmani në konferencë: Qytetarët e Kosovës e dinë kur është mjaft

    Insajderi
    15 February 2021 - 00:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për presidente nga radhët e VV-së, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë të përbashkët me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

    Osmani ka thënë, pas suksesit të VV-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, se qytetarët dëshirojnë një kapitull të ri.

    “Qytetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se është koha për një kapitull të ri”, deklaroi ajo.

    “Përgjegjësia që na e keni dhënë është po ashtu një nder i madh. Ky është kapitull i punëve që do të kryhen”, ka shtuar u.d e presidentit.

    Tutje, ajo nuk e ka lënë pa përmend edhe luftimin e korrupsionit, fjali kjo e dëgjuar shumë shpesh në fushatën zgjedhore të VV-së. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark