×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë”

    Insajderi
    04 April 2024 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë”, kështu ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Insajderi.

    Sipas tij Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy por jo si lidership.

    I pyetur nga gazetari Parim Olluri nëse ajo mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi tha:

    “Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, tha ai.

    “S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.

    Ai tha se edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo sipas tij ka qenë palë me qeverinë në disa raste.

    “Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, tha ai në Pressing të T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark