×
Zgjedhjet 2021

Vllasaliu-Ratkoceri: Ramushi është i vetmi që ofron një plan të qartë për të ardhmen e kombit

Insajderi
12 February 2021 - 20:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja e AAK-së për deputete, Ermira Vllasaliu, ka thënë migrimi i të rinjve nga Kosova është një nga kërcënimet më të mëdha të vendit.

Në tubimin përmbyllës të AAK-së në Prishtinë, ajo ka deklaruar se vetëm me Ramush Haradinajn si president dhe AAK-në në qeverisje, Kosova do të ketë paqe dhe prosperitet.

“Askush nuk mund të mohoj se një nga kërcënimet më të mëdha të kombit tonë është migrimi. Është detyra jonë të ndërtojmë një shoqëri më të mirë për fëmijët tanë, ku ata të mund të jetojnë në paqe e prosperitet, ku do të mund të arrijnë ëndrrat e tyre, ku do të kenë shanse të barabarta”, ka thënë ajo.

“Aleanca është partia e vetme me një plan të detajuar për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e arsimit. Ne nuk mund të humbasim një gjeneratë për të pritur njohjen ndërkombëtare, udhëtimin pa viza dhe anëtarësimet në NATO dhe BE. Ne duhet të veprojmë tani, dhe Ramushi si president është i vetmi, i cili ofron një plan të qartë për të ardhmen e kombit tonë”, ka deklaruar Vllasaliu-Ratkoceri.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark