Vllaznia zyrtarizoi drejtorin e ri të “Akademisë Vllaznia” teksa ky rol i besohet Sead Halilagiç.
Shkodranët me në krye presidentin Alban Xhaferi kërkojnë t’i japin një “fytyrë” të re akademisë teksa është njoftuar se “Akademia Vllaznia” është në fazë rikonstruktimi.
Halilagiç është me shumë eksperiencë në këtë fushë pasi në të kaluarën ka pasur një aventurë te gjigandët e futbollit turk, Besiktas.
Te Vllaznia janë të bindur se Halilagiç do të transmetojë përvojën, por edhe të sjellë risi të reja në “Akademia Vllaznia”.