×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vlora Çitaku: “Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon, publikoni emrat”

    Insajderi
    02 November 2022 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar me një shkrim në Facebook pas rrahjes në mënyrë çnjerëzore të një moshuareje nga një vajzë që besohet të jetë infermiere në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

    Çitaku bëri thirrje që emrat e personave që ushtrojnë dhunë duhet të publikohen.

    Ajo shtoi se nuk kishte arritur ta shihte videon të tërën pasi ishte shumë e rëndë.

    Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë” – shkroi ajo.

    Reagimi i plotë:

    Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.

    Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht.

    Kriminele.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark