×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vlora Çitaku, reagon në rastin e Klan Kosovës: Sot, idea e lirisë së fjalës po sulmohet brutalisht.

    Insajderi
    28 July 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

    Çitaku tha se Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.

    “Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.  Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ajo tha se kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë një betejë e vetëm një mediumi, por është betejë e shoqërisë.

    “E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet. Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri”, tha Çitaku.

    Kujtojmë se sot, Komisioni i Ankesave në ARBK e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark