×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vlora e boshatisur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta

    Insajderi
    12 July 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse jane bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% te kapaciteteve. Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.

    Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë. Vetë menaxherët e holeteve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.

    Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20- 30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, sipas tyre.

    Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj prenotimet janë në 50% të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.

    Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.

    Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare./Euronews Albania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark