×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vodhi vilën e yllit të Real Madrid, ekstradohet drejt Spanjës ish drejtori i Ujësjellës i Kanalizimeve të Kurbinit

    Insajderi
    13 September 2022 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë në arrest me burg pa afat për ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani.

    Gjatë kësaj kohe mësohet se po vijojnë për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll.

    Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollen dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh.

    Sipas mediave spanjolle 41 vjecari dyshohet edhe për vjedhjen e vilës së yllit të Real Madrid, Karim Benzama në shkurt të vitit 2019-të, ndërsa ishte duke u luajtur klasikja Real-Barcelona.

    Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7 maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë.

    Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua  nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

    41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit

    Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Corunës, Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”.

    Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark