Një 13 vjeçare nga Rumania ka lënë gojëhapur jurinë e një shoë për zgjedhjen e talenteve të rinj në Rumani me këndimin e këngës Suus të Rona Nishliut
Megjithëse kënga e Rona Nshliut – me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2012 – kërkon nota të larta, kjo nuk paraqiti fare problem për talentin e re, e cila dukej sikur të kishte dalë në skenë me qindra herë të tjera.
Ky po ashtu mund të konsiderohet sukses edhe i këngëtares Nishliu, meqë disa vite pas publikimit, kënga vazhdon ende të pëlqehet nga shumë njerëz jo vetëm në Kosovë e Shqipëri.
Vetë këngëtarja Nishliu është shprehur e emocionuar që kënga e saj ende vazhdon të dëgjohet.
Më poshtë është një video ku shihet performanca e talentes së re nga Rumania./Insajderi.com