×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vojvoda: Pse të shqetësohemi për Interin?

    Insajderi
    10 September 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë përballjes me Bajern Mynihun, skuadra ra pre e kontestimit nga ana e përkrahësve të saj, një kontestim, jo vetëm për paraqitjen e asaj mbrëmjeje, por për të gjithë sezonin.

    Ndërsa do të luhet java e gjashtë e kampionatit, zikaltrit janë në një nga momentet më delikate të tyre, pasi kanë humbur ndaj Milanit e Lacios dhe ndodhen në kuotën e 9 pikëve.

    Një moment të tillë, pakkush do ta kishte parashikuar dhe mund të shkojmë edhe më tej e të pranojmë që asnjë nuk do ta mendonte se ndërsa përgatisnin duelin Inter-Torino, miqtë do të ishin më lart në renditje.

    “Granatat” kanë grumbulluar 10 pikë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë edhe një mbrojtje më të mirë se ajo e milanezëve me 5 gola të pësuar kundrejt 8 të zikaltërve, numra këta që padyshim ia prishin gjumin Inzagit, edhe pse përballë skuadrave të Juriçit, ka humbur vetëm një herë.

    46-vjeçari mund të niset nga kjo statistikë për të transmetuar besimin që të tijtë kanë nevojë për t’iu rikthyer fitores, që sot në Milanon zikaltër është e nevojshme si ajri.

    VOJVODA – Edhe pse Interi tashmë është një bishë e plagosur, që kërkon të reagojë, torinezët nuk i frikësohen, përkundrazi, kanë ndërmend të shfrytëzojnë këtë moment jo të mirë të zikaltërve.

    Shpirtin e skuadrës e ka përcjellë Mërgim Vojvoda, që nga mikrofonat e “Torino Channel” ka sfiduar Interin.

    “Përse duhet të jemi të shqetësuar që po përballim Interin?”, e ka nisur 27-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës, që ka vazhduar: “Që pas ndeshjes me Leçen jemi përgatitur për këtë sfidë dhe nuk i frikësohemi askujt.

    Jemi të karikuar, në Milano do të luajmë si të barabartë. Do të shkojmë në ‘San Siro’ për të fituar”.

    Inter-Torino premton të jetë gjithçka veç së mërzitshmes, këtë e ka treguar përballja e fundit mes tyre që u mbyll në një barazim 1-1 mes polemikash të shumta për në penallti të munguar të torinezëve dhe një goli në minutat e fundit të zikaltërve.

    Vojvoda sapo e ka nxehur edhe më shumë sfidën, që këtë herë nuk do të shohë mes shtyllave mike Etrit Berishën e dëmtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark