×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Volejbollistes kosovare i del një “pengesë” me veshjen në palestrën në Drenas

    Insajderi
    26 July 2022 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rukije Muja është njëra ndër volejbollistet më të talentuara që ka nxjerrë volejbolli në Kosovë.

    24-vjeçarja e ka nisur karrierën në vendlindjen e saj, në Kosovë, duke u paraqitur te KV Skënderaji dhe KV Drita e Gjilanit.

    Falë paraqitjeve të mira, ajo arriti të depërtojë edhe në volejbollin gjerman.

    Muja në edicionin e kaluar ishte pjesë e SSF Fortuna Bonn, derisa së fundmi ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te TSV Bayer 04 Leverkuseni.

    Bazuar në rrjetet e saj sociale, Muja pëlqen mjaft shumë të stërvitet në palestër.

    Madje, vzahdimisht, ajo publikon fotografi dhe story të ndryshme nga aktiviteti i saj, ku format e saj duken fenomenale, transmeton frontonline.

    Për pushimet verore, volejbollistja e talentuar ka zgjedhur të vie në Kosovë, derisa ushtrimet e saj t’i kryejë në një palestër në Drenas.

    Por, asaj, në këtë palestër, i doli një “pengesë”.

    Për veshjen e saj, ajo mori një “paralajmërim” nga drejtuesit e palestrës, të cilët i thanë asaj se një gjë e tillë është e ndaluar.

    E në lidhje me këtë, Muja ka reaguar me ironi në rrjetin social “Instagram” ku ka shkruar:

    “Haha, sipas ktij Fitnessi ne Drenas kjo veshje koka e ndalume se sipas tyne osht shum exposive. Per arsye se ktu ushtrojn meshkuj dhe kta meshkuj spo mujkan me i kshyr punt e veta. Plus nuk bojka me ushtru n’corape se nuk po e dikan Effektin hale trainerat e diplomun. Duhet pa tjeter me i qit deri n kufi t drenasit hiq ma larg”, shkruan Muja në “Instagram”.

    Më poshtë, mund t’i gjeni disa nga fotografitë e saj të publikuara në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark