Volkswagen ka tërhequr mbrapsht 385 mijë automobila në Gjemani për rifreskim të sistemit kundër-bllokim të frenit, ka raportuar agjencia e lajmeve DPA, duke cituar një përfaqësues të prodhuesit të makinave, shkruan Reuters.
Të prekura janë makinat Audi Skoda dhe VW të Volkswagen.
Sipas DPA, sistemi i kontrollimit të frenit mund të mos funksionojë mirë në disa kushte të vozitjes, si për shembull kur vozitësi rrotullon shumë timonin, nuk e rrotullon mjaftueshëm apo godit më me fuqi frenat.
Volkswagen nuk ka komentuar lidhur me këtë. /Insajderi.com