×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Von Cramon mirëpret vendimin e KQZ’së që ka të bëjë me katër komunat veriore

    Insajderi
    09 March 2024 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të organizuar votimin për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri

    Sipas saj, një vendim i tillë “do t’i hapë rrugë depërshkallëzimit të mëtejshëm”.

    Kështu e sheh situatën raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila e ka mirëpritur këtë vendim.

    “Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm. Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, ka shkruar Von Cramon në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark