×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Von der Leyen bisedon me Kurtin – kërkon shtensionim të situatës e kthim të dialogut

    Insajderi
    27 June 2023 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Albin Kurti.

    Von der Leyen nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka theksuar se në bisedë me Kurtin ka theksuar nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark