Insajderi
Botë

Vonesa dhe devijime, Aeroporti i Berlinit ndaloi fluturimet pas shfaqjes së një droni

Insajderi
01 November 2025 - 11:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vonesa dhe devijime, Aeroporti i Berlinit ndaloi fluturimet pas shfaqjes së një droni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aeroporti i Berlinit ndaloi për rreth dy orë të gjitha fluturimet gjatë natës pas raportimeve për një dron në zonë, duke shkaktuar vonesa dhe devijime të shumta.

Një dëshmitar raportoi praninë e dronit , gjë që çoi në mbylljen e pistës veriore. Edhe policia konfirmoi se e pa dronin, por nuk arriti ta gjente. Në operacion u përfshinë edhe një helikopter policie dhe Zyra Federale e Aviacionit të Gjermanisë.

Fluturime për në Bazel, Oslo dhe Barcelonë nuk mundën të niseshin, ndërsa një avion nga Londra për në Berlin u devijua në Hamburg për shkak të rrezikut nga droni. Edhe fluturimet nga Stokholmi, Antalia dhe Helsinki drejt Berlinit u ridrejtuan. Vonesat pritet të vazhdojnë edhe sot


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark