Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë parë para pak çastesh në qendrën e votimeve në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Nga pamjet e siguruara nga lexues të Insajderit, dëgjohet se njëri prej qytetarëve është duke u fjalosur me njërin prej vëzhgueseve që po mbikëqyrin klasën e votave me kusht.
“Vota me kusht është puna më e kotë që mund me u bë”, dëgjohet duke thënë njëri prej qytetarëve.
Shqetësuese është edhe fakti që nuk po respektohen masat anti-Covid, distanca mungon, ani pse disa prej tyre kanë të vendosur maska.