×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Votimi në Veri, KQZ vendos për zgjatjen e afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

    Insajderi
    03 April 2024 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në mbledhje ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për procesin e votimit të 21 prillit.

    Ky afat, që sipas planit të aktiviteteve ishte paraparë të përfundonte më 3 prill, sipas vendimit të KQZ-së është shtyrë deri më 5 prill 2024.

    Për këtë për Insajderin foli zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai u shpreh se ky vendim ka për qëllim që t’i ofrojë edhe më shumë kohë shtetasve të Kosovës me të drejtë vote dhe që janë të interesuar të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark