Bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta është parë sot teksa ka votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Violeta Veseli është parë nën shoqërinë e djalit të tyre për të votuar kësaj radhe, meqë ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ndodhet në Hagë.
Bashkëshortja e Veselit ka votuar në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që mbahen në mungesë të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ndërkohë ky i fundit ka shfrytëzuar të drejtë për votim përmes postës./Insajderi.org