Kandidatja për president Vjosa Osmani ka dhënë votën e saj.
Osmani është parë në qendrën e votimit nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzave të tyre.
“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën është një ditë kur gjithë qytetarët tanë, pa dallim nëpërmjet vullnetit të lirë do ta përcaktojnë të ardhmën e vendit të tyre, shtëpisë sonë të përbashkët, për ta vendosur fatin e vendit
Natyrisht se është një ditë e ftohët por i ftojë qytetarët tanë që masivisht të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Osmani para gazetarëve.
Osmani poashtu ka kërkuar nga gratë të dalin të votojnë sepse sipas saj barazia gjinore fillon nga votimi.
“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”, ka thënë e njëjta.
“Dua të falënderojë edhe komisionerët dhe vëzhguesit të cilët do ta mbrojnë votën tonë derisa të numërohet vota e fundit. Falënderim të veçantë për gazetarët e sidomos për gazetarët e terrenit”, tha Osmani.
Osmani ka ftuar qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe të votojnë./Insajderi.org