×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Voziti 101 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h, policia dënon qytetarin

    Insajderi
    16 March 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Prizren u kap nga Policia duke thyer rëndë rregullat dhe kufizimet në komunikacion.

    Policia përshkruan se si një qytetar po lëvizte me 101 km/h, në një zonë ku kufizimi është 40 km/h.

    Ndaj të njëjtit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, i janë hequr pesë pikë si dhe i është ndaluar patentë shoferi për një vit.

    “Një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h lëvizte me shpejtësi prej 101 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti”, thuhet në njoftim.

    Komunikata e plotë e Policisë:

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion.

    Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.

    Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit me 16 mars 2023, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h lëvizte me shpejtësi prej 101 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark