×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti me shpejtësi prej 162 km/h, gjobitet ferizajasi

    Insajderi
    24 January 2024 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mori dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe iu hoq patent shoferi një 28 vjeçar në Ferizaj, që voziti 162 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

    “Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, me datën 24.01.2024 rreth orës 02:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt kanë ndaluar shoferin A.B (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 162 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark