×
  • Sport
  • Sport

    Vrapimi i Modric që ia “fitoi” lojën Real Madridit

    Insajderi
    09 May 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori kroat, Luka Modric, u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të pasi Real Madridi ishte në disavantazh nga Bayern në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

    Në fund, Reali ia doli ta përmbyste rezultatin 2:1 dhe të kualifikohej për finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Dortmundin më 1 qershor në Wembley Stadium.

    Përveç Joselut që mori merita të mëdha për shënimin e dy golave, për lojën e tij po lavdërohet edhe Modric.

    Në minutën e 85-të, kur Bayerni po avanconte 1:0, në një kundërsulm, kroati vrapoi tërë fushën për ta ndërprerë aksionin që mund ta linte mesfushorin e Bavarezëve, Pavloviq, përballë me portierin Andriy Lunin.

    Një minutë më vonë, Reali e barazoi rezultatin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark