×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasësit e Lulzim Fejzullahut mund të dënohen maksimalisht me 10 vite burgim

    Insajderi
    11 April 2024 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Gjykatën Themelorë në Prishtinë është mbajtuar seanca për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu ndaj dy të dyshuarve. Ndonëse seanca ishte e mbyllur për publikun, pak detaje i ka dhënë avokati i familjes së të ndjerit, Tomë Gashi, shkruan Insajderi.

    Gashi konfirmoi se dy të miturit mund të dënohen maksimalisht 10 vite burgim, teksa kërkoi të ndryshohet pesha e dënimit.

    “Kur kemi të bëjmë me të mitur, dënimi maksimal që mund t’i shqiptohet dikujt është 10 vite. Duke pas parasysh zhvillimin e të miturve, dënimet duhet të jenë më të ashpra, ka edhe raste që fëmijët janë të shtytur për të kryer këso vepra të rënda penale”, tha ai në Frontal të T7.

    Avokati shtoi se gjatë muajit prill pritet që Themelorja të dal me një vendim rreth rastit.

    Tutje ai ka shprehur habinë se si organet e drejtësisë nuk janë marrë me njërin prej të miturve, i akuzuar për vrasjen e Lulzimit, meqë edhe më parë akuzohej për një sërë veprash penale.

    “Së paku njëri prej tyre ka pasur me dhjetëra vepra të rënda penale, gjatë fazës së hetimit që i ka kryer prokurori i rastit, unë kam kërkuar që të hetohet zinxhiri i atyre që kanë mundësuar që ky i mitur të jetë në liri e jo në burg. Ka pasur incizime për një rast tjetër tejet të rëndë, por që edhe ky rast ishte lënë në hije”, ka deklaruar Gashi.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark