×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e 31 vjeçarit nga Kukësi – Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj Kobrës dhe të tjerëve

    Insajderi
    01 February 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën dhe pesë të dyshuarit e tjerë për rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për media, Fitore Mehmeti për Gazetën Insajderi.

    “Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, me datë 31.01.2023 pranë Gjykatës Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.H., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Manipulim me prova” nga neni 389, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka thënë ajo.

    Po ashtu kërkesë për vazhdimin e paraburgimin është bërë edhe ndaj katër të pandehurve të tjerë.

    “Po ashtu, ndaj të pandehurve A.V., B.M. J.B, K.G dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Manipulim me prova” nga neni 389, dhe “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187, të KPRK-së”, thotë ajo.

    Në orët e para të 3 janarit, në lokalin “Kobra City”, ka ndodhur një incident gjatë të cilit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një i ri nga Kukësi ka mbetur i vdekur e një tjetër i plagosur.

    Dibran Hoxha dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.

    Të dyshuarit e tjerë, shokët e Hoxhës, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahu, po dyshohen për veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark