×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e gruas në Ferizaj, reagon misioni i OSBE

    Insajderi
    12 April 2024 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua

    Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Në vendngjarje u plagos edhe vëllai i viktimës.

    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas kësaj ata kanë përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit, që poashtu plagosi edhe vëllain 15 vjecar të viktimës.

    “I tmerruar dhe i pikëlluar nga vrasja e një gruaje 21-vjeçare dhe plagosja e një djali 15-vjeçar sot në Ferizaj/Uroševac. Ne e përgëzojmë @Kosovo_Police për arrestimin e menjëhershëm të një të dyshuari për atë që duket të jetë një femicide”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

    Tutje ata thanë se do ta luftojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark