×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e gruas në Pejë, Konjufca ka një thirrje për institucionet

    Insajderi
    16 April 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj sot në Pejë.

    Kryekuvendari i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nisi fjalimin e tij me këtë rast që tronditi vendin.

    Konjufca tha se sot u zgjuam më një lajm të trishtë pas disa ditëve ku ndodhi ngjarja e njëjtë në Ferizaj.

    Ai tha se shumica e rasteve po ndodhin nga personat që kanë të kaluara kriminale dhe se sistemi i drejtësisë i ka liruar.

    “Vërtet sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasje edhe një grua tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ajo çka është urgjente është konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë që raste të tjera mos të ndodhin. Shumica e rasteve që po ndodhin është nga personat që edhe më herët kanë pas raste e shkelje të rënda.  E sistemi i drejtësisë po i liron ata. E kjo është parapërgatitje e rasteve të rënda”, ka thënë Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark