×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për vrasjen në Pejë

    Insajderi
    16 April 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pejës. Një grua u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

    Insajderi ka mësuar se personi që e vrau gruanë e tij është Edmond Lajqi.

    Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

    “Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës (femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark