×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e gruas në Pejë reagon presidentja Osmani: Ky femicid duhet të ndalet me çdo kusht

    Insajderi
    16 April 2024 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Për rastin ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.

    Osmani ka dënuar vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat.

    “Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk jemi jetë vajzash e grash për të humbur”, tha Osmani gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë

    Ajo deklaroi se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

    “Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, u shpreh Osmani.

    Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark