×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e gruas shtatzëne, reagon edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Lipjan: Vrasësi i gruas në Xhehnem

    Insajderi
    30 November 2022 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua rreth moshës 35-vjeçare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj sot rreth orë 18:00, para repartit të Gjinekologjisë.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Lipjan, Zaim ef. Baftiu, i cili ka thënë se i ligu, i paedukuari e krimineli, kryen vrasje ndaj gruas, të cilës Zoti i ka dhënë vlerë e rol të veçantë.

    Tutje, ai përmend një sure siç thotë Krijuesi në Kuran, ku për vrasësin dënimi është xhehenemi, raporton Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Vrasja e gruas shtatzënë, nga Llugaxhia e Lipjanit, akt trishtues, në kohën kur Institucionet mobilizohet për fushatën 16 ditore kundër Dhunës me Bazë Gjinore e dhunës në familje.

    Aktet e dhunës dhe vrasjet në baza gjinore, dhe jo vetëm, na bënë të kuptojmë se edukimi fetar mbetet domosdoshmëri për shoqërinë tonë.

    Institucionet ligjore duhet të veprojnë dhe të marrin masa urgjente për sigurinë e jetës së grave në vendin tonë.

    I ligu, i paedukuari e krimineli, kryen vrasje ndaj gruas, të cilës Zoti i ka dhënë vlerë e rol të veçantë.

    Mjerë për dhunuesit e vrasësit, siç thotë Krijuesi në Kuran:

    “Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”. (Kuran, Nisa 93)

    Allahu e mëshiroftë të ndjerën, ndërsa familjes i mundësoftë me durim të e përballojë këtë tragjedi!

    Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan

    Kryetari: Zaim ef. Baftiu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark