×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasja e ish-kryeministrit Abe përmes 15 fotografive

    Insajderi
    08 July 2022 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara.

    Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba.

    Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa Abe u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

    Fotografitë më poshtë, janë nga DailyMail dhe tregojnë momente të ish-kryeministrit Abe, para dhe pasi u qëllua.

    “Sipas një zyrtari të lartë të LDP-së [partisë së Abes], ish-kryeministri vdiq në një spital në Kashihara, rajoni Nara, ku po merrte trajtim mjekësor. Ai ishte 67 vjeç”, raportoi NHK.

    Sipas burimit të njëjtë, sulmuesi i dyshuar, i identifikuar si Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, i ka thënë policisë se ishte i pakënaqur me Aben dhe se donte ta vriste.

    “Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark