×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i Liridonës, Pacolli i reagon ashpër analisti nga Shqipëria: Do të merrni përgjegjësi që djali im po bullizohet, shkaku i deklaratave tuaja

    Insajderi
    15 December 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Behgjet Pacolli ka paralajmëruara masa ndaj analistit nga Shqipëria, Arjan Curri për shkak deklarata sipas tij skandaloze të lëshuar në drejtim të tij që lidhen me vrasjen e Liridona Ademaj, përkatësisht bashkëshortit të saj, Naim Murseli i cili ka punuar si këshilltar i Pacollit, shkruan Insajderi.

    Pacolli ka thënë se për shkak të Arjan Currit dhe shpifjeve sipas tij të nxjerra nga ai, djali i tij i vogël është bërë objekt i bullizimit.

    Analisti Curri kishte hedhur dyshime mbi orientimin seksual të Murselit. Madje, e kishte diskutuar pjesën se si Pacolli kishte munguar në ceremoninë e varrimit.

    Ai ka theksuar se është njeri që ka një familje me tradita të forta, derisa është zotuar se Curri do të paguajë për vuajtjen që iu ka shkaktuar.

    Reagimi i plote i Pacollit:

    Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në TV, tentuan të më shantazhojnë dhe të kontaminojnë emrin tim dhe të poshtërojnë integritetin e familjes sime.

    Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullizmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese,

    Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje  që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime.

    Çka kishte deklaruar analisti Curri?

    Curri kishte përmendur që Naim Murseli është biseksual.

    “Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar”, deklaronte ai.

    Ai tutje hedhte dyshime mbi mos prezencën e Pacollit në dy ceremonitë e varrimit të Liridonës, duke shtuar se ekziston mundësia që vilën e Murselit e kishte blerë vetë Pacolli.

    “Nuk e kupton, thotë ç’është kjo. Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune, se nuk janë meshkuj. Feminicidit këtë ka. Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave. Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau. Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta… Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund tja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë”.

    “Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e Liridonës, Kam një arsye pse por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit,” u shprehte Curri në Top Story.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark