×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vrasja e rojës në Top Channel – “Range Roveri” i autorëve në duar të ekspertëve, targat të vjedhura një muaj më parë

    Insajderi
    27 March 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Makina që dyshohet se është e autorëve që sulmuan gjatë natës rreth orës 01:00 godinën e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë Pal Kola 60 vjeç, u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

    Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

    “Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri pumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

    Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark