×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja me eksploziv në Gjakovë, Gjykata sot merr vendim

    Insajderi
    15 March 2024 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë mbahet seanca kundër Dod Gjikolajt, të akuzuarit për vrasjen e Haxhi Ahmetit me mjet eksploziv. 

    Në këtë seancë, Gjykata Themelore në Gjakovë do ta shpall vendimin në ora 15:00.

    Në këtë proces Dod Gjikolaj akuzohet për vrasje me eksploziv.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.

    Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar. Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark