×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja me thikë e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit

    Insajderi
    14 February 2023 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç, të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Arsim Hamiti të dielën në Fushë Kosovë.

    Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, për shkak të veprës penale “Vrasja”, pranë Gjykatës kompetente”, tha Ulaj për Insajderin.

     Të dielën mbrëma, rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë, ku dyshohej se nga një thikë kishte pësuar lëndime të rënda një 41-vjeçar, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

    “Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark