×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vrasja në Klinë, një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve

    Insajderi
    01 May 2022 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata e Pejës e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen që kishte ndodhur në mbrëmjen e 28 prillit në Klinë.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar njëri nga mbrojtësit e të dyshuarve, avokati Gëzim Kollqaku.

    Kollqaku shtoi se ndaj pesë të dyshuarve Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    Ndryshe, me 28 prill Prokuroria Themelore në Pejë kishte konfirmuar se një person ka vdekur, dy të tjerë janë plagosur derisa janë ndaluar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë në Volljakë të Klinës.

    Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se pesë persona janë ndaluar për këtë rast.

    Lexo edhe:

    Ndërkohë, të enjten, pas vrasje në Volljak të Klinës, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, kishte treguar se ngjarja ka ndodhur para orës 21.

    “Në orën 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka thënë Gashi në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark