×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Kolovicë, Gjykata merr vendim për nëjrin nga të dyshuarit

    Insajderi
    30 March 2024 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmja e së martës së 26 marsit qe e kobshme për kryeqytetin. Në lagjen Kolovicë të Prishtinës vdiq një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit. 48 vjeçarja Zejnie Gashi, fatkeqësisht nuk arriti t’i përballoj plagët dhe ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.

    Ndërkaq sot Gjykata Themelore ka njoftuar së është shqiptuar masa e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit.

     Lum Halimaj, 25 vjeç, sipas këtij institucioni është i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë  kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar gjykata.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark