×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja në Podujevë – dyshohet se e plagosur ka mbetur gruaja e viktimës

    Insajderi
    11 September 2023 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    E plagosur po dyshohet të ketë mbetur gruaja e viktimës.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

    Borovci ka theksuar se policia po punon në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave.

    “Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.   Aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark