×
Insajderi / Ballina 5

Vrasja në Skenderaj – njërit nga të plagosurit i vazhdohet trajtimi në Zvicër

Insajderi
11 August 2023 - 12:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Mjekimin Intensiv të QKUK-së po vazhdon trajtimi i personit që u plagos ditë e enjte në një lokal të fshatit Runikë të Skenderajt.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka në një deklaratë të dhënë për Telegrafin tha se gjendja e personit të plagosur, të cilit ditën e enjte i është dashtë t’i amputohet këmba është duke shkuar drejt përmirësimit.

“Është duke vazhduar trajtimi i personit të plagosur, gjendja është më stabile se dje. Por, duhet ende të vazhdojë trajtimin në Klinikë”, tha ai.

Ndërsa, i riu tjetër i cili u plagos është dërguar për tretman mjekësor në Zvicër, pasi i njëjti jeton dhe vepron në shtetin zviceran.

Ndryshe, vrasja e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesi të së enjtes në një kafiteri në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Më saktësisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark