×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja që tronditi vendin, ja çka gjeti policia në shtëpinë e të dyshuarit në Malishevë

    Insajderi
    29 April 2023 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premten ka ndodhur një vrasje në Malishevë, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje një nipi ka vrarë axhën e tij.

    Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është arrestuar menjëherë.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark