×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja në Kijevë të Malishevës, Prokuroria merr vendim për të dyshuarin

    Insajderi
    28 April 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dyshuari për vrasjen e një personi sot në Kijevë të Malishevës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Hekuran Batusha nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, i cili ka thënë se masa e ndalimit të dyshuarit i është caktuar me vendim të prokurorit kujdestar.

    Sipas Batushës, Prokuroria Themelore në Gjakovë brenda afatit ligjor do të parashtrojë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, raporton KP.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark