Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit - Insajderi
×
Insajderi

Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit

Insajderi
06 March 2023 - 22:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit, pamje nga vendi i ngjarjes.

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në çarshinë e vjetër të Shkupit.

Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.

Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën “Zhilla”.

Nga MPB-ja për momentin vetëm konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit, por nuk ka më shumë detaje, gjegjësisht do të njoftohen së shpejti pasi policia të bëjë kontrollin fillestar të vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark