×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasje në tentativë në Drenas, disa persona gjuajnë me armë në drejtim të viktimës

    Insajderi
    16 August 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se viktima ka qenë duke lëvizur me veturën e tij në momentin kritik.

    Viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar me urgjencë në spital për tretman mjekësor.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

    Rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark